Një tërmet i fuqishëm e ka goditur Perunë të enjten.

Tërmeti u regjistrua në orët e pasdites me epiqendër pranë qytetit Azangara, në një thellësi prej 200 kilometrash, njoftoi Instituti Amerikan Gjeofizik (USGS).

Tërmeti ishte me magnitudë prej 7.2 shkallësh të Rihterit, derisa nuk u raportua për viktima.

Në mediat online u publikua momenti kur ndodhi tërmeti, ndërsa qytetarët u detyruan të ndalonin në rrugë. Dridhjet e tokës janë ndier edhe në Bolivi, shtet fqinj me Perunë.