Sulmoi policinë, arrestohet 27 vjeçari nga Gostivari

Me datë 19.05.2022 rreth orës 05.30 në Lagjen “Mllaki” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar e kanë arrestuar personin V.F. (27) nga Gostivari, pasi që i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët po kryenin veprime zyrtare.
Ai është ndaluar në Stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet procedimi përkatës.