Sulmet ruse vranë 14 civilë, tha zyrtari ukrainas

Numri i përgjithshëm i njerëzve të vrarë në sulmet në qytetin verilindor të Kharkivit sot u rrit në tetë, duke përfshirë një foshnjë 5 muajshe, informoi në Facebook shefi i Policisë Kombëtare, Ihor Klymenko.

Diku tjetër, katër civilë u vranë në rajonin lindor të Donetskut, tha guvernatori rajonal.

Dy të tjerë vdiqën në rajonin jugor të Mykolayivit, pasi infrastruktura civile, duke përfshirë një dyqan dhe ndërtesa banimi, u dëmtuan nga bombardimet ruse, tha komanda ushtarake rajonale, shkruan BBC.