Standardi më i mirë i jetesës dhe kushtet e punës janë ndër arsyet që mjekët e rinj po ikin drejt Europës. Shoqata e mjekëve shqiptarë të Maqedonisë përpiqet që ikja mos të jetë e theksuar në këtë periudhë tranzitore nëpër të cilën po kalon vendi. Kryetari i shoqatës Nevzat Elezi spjegon aktivitet që po bëhen me Universitetin Shtetëror të Tetovës.

“Me aktivitetet tona ne të bëjmë edhe aktivitete që të hapen specializime në Universitetin Shtetëror të Tetovës, specializimi I parë që është si meritë edhe e shoqatës është themelimi I katedrës së mjekësisë familjare dhe tani tentojmë që edhe në të ardhmen të bëjmë që specializimet tua ofrojmë më afër mjekëve. Me vetë këtë që do tu lehtësohet specializimi, atyre u hapen edhe vendet e reja të punës dhe ua lehtësojmë që most ë vijë deri shpërngulja e të rinjëve nëpër Europë por të zënë vendin e tyre në Maqedoni.”, tha kryetar i shoqatës së mjekëve shqiptarë, Nevzat Elezi.

Shoqata e mjekëve njëkohësisht përpiqet që mjekëve tu del në ndihmë për tua lehtësuar marrjen e liçencave të punës.

“U mundësojmë që kur bjen koha që të marrin liçencën, të jemi përkrah tyre. Është gati duke u përgatitur edhe pjesa e provimit teorik e cila jepet pranë odës së mjekëve të jetë në gjuhën shqipe për mjekët shqiptarë se ne gjithmonë flasim me theks të veçantë flasim për mjekët shqiptarë.”, tha sekretar i shoqatës së mjekëve shqiptarë, Bekim Ismaili.

Shoqata, kur tanimë zgjodhi edhe kryesinë e re, këmbëngul që sulmet ndaj mjekëve dhe personelit mjekësor të trajtohen si vepra penale, pasi së fundmi është në rritje numri I konflikteve verbale apo fizike ndaj mjekëve.