Shiu nuk e la Bilall Kasamin të lavdërohet me bulevardin “Bllagoja Toskën” (Video)

Vizitat që u bën rrugëve kreu i Tetovës Bilall Kasami i ngjan qytetit pa reklama shkruan Tetovasot .Në fakt ai nis të bëjë reklamën vet pavarësisht se nuk ka cfarë tregon në historitë e rrugëve por që poashtu nuk tregon se kush është e vërteta e investuesit për të cilën Kasami do që tia jep meritat Komunës për projekte të tilla dhe jo investitorëve të vërtetë .
Tashmë qytetarët kanë mësuar edhe një fakt për drejtuesin e tyre që i dhanë ta qeverisë qytetin .Cdo gjë ka mbetur përgjysëm dhe arsyetimet e Kasamit të vazhdueshme nuk pijnë më ujë pavarësisht se muajt e qeverisjes së tij po shkojnë kaq shpejtë sa ai kujton se para pak ditësh ka marrë drejtimin e Tetovës.
Së fundmi është edhe Rruga Bllagoja Toska në Tetovë .Kasami zgjodhi këtë ditë me shi të del para opinionit të rrëfej disa gjëra për këtë rrugë por është kaq i cekët në informacione sa ai nuk tregon se kush investon aty .Kasamin edhe Zoti nuk e lë më të lavdërohet sepse një shi i madh po binte duke ia prishur lëvdatat kreut të njërës ndër komunat më të rëndësishme për shqiptarët sic është ajo e Tetovës.
Edhe pse është investim i TAV Maqedoni në bashkëpunim me Qeverinë, Kasami mundohet të shitet se është investim i Komunës së Tetovës.
Kasami tha se bulevardi Bllagoja Toska ende ka probleme me shpronsimin e shtëpive ku njera është edhe me procese gjyqësore.
Kasami poashtu nuk dha edhe emrin e Kompanisë që do ti kryejë punimet në këtë bulevard por vetëm tha se deri në vjeshtë kjo do të jetë në shërbim të qytetarëve.

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Ffb.watch%2Fd4xqyZhILY%2F%3Ffbclid%3DIwAR03XME-v0RXaja7FKo4a48uvXNypbXSSJDiyByHod1JDSctffLSHAwJeus&h=AT0HKPS912ad_F5-bK0bHBPmYD8LCZgtofysd3Su4LganK5Oa9rl3A3vjL1lXiv3vM0G4PhpwEVqIqzG6EwgHzUHVtO29-g5bzdlHJ5FlgcGvgDOgr5LOiKEI8r_AQGRvvk
https://www.facebook.com/tetovasot2/posts/1926266274227615
https://www.facebook.com/messenger_media/?thread_id=582771707&attachment_id=409167687494750&message_id=mid.%24cAAAAADxVrQiHCA7MYWA1slSI88RI
https://www.facebook.com/messenger_media/?thread_id=582771707&attachment_id=733715004425326&message_id=mid.%24cAAAAADxVrQiHCA8QyGA1sldlvt4q