Shëndetësi, rritet numri i fëmijëve me infeksione respiratore

Është rritur numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin e fëmijëve “Kozle”. Mjekët thonë se rreth 30 fëmijë janë të hospitalizuar, ndërsa rreth 100 pacientë të moshave të ndryshme vijnë për kontroll.


“Mund të themi se kemi rritje të numrit të të sëmurëve në këtë periudhë të verës, për dallim nga periudhat e kaluara, megjithatë edhe vitin e kaluar kishim të infektuar me koronë dhe me epidemi të qetë me infeksionet virusale dhe të tjera të llojit eres-ve dhe viruset adeno që më herët nuk kanë qenë tipike për atë periudhë të vitit, gjithashtu edhe tani infeksionet virusale dominojnë në këtë periudhë.”,- tha mjekja, Mirjana Popovska.

Nëpër çerdhe po përhapet Variçela dhe Koksaki

Përveç viruseve respiratore, nëpër çerdhe janë përhapur edhe Variçela dhe virusi Koksaki. Mjekët thonë se këto viruse ishin karakteristike në periudhën e vjeshtës tani po përhapen tërë vitin duke marrë hov nga pranvera.

“Prindërit duhet vet t[i përcjellin fëmijët, ato janë sëmundje të tilla që e japin një simptomatologji të padëshiruar, që do të zgjasë disa ditë, eventualisht mund të japë rritje të temperaturës, izolim disa ditë nëse është virusi Koksaki apo Variçella do të jetë kaluese dhe ndoshta është koha më e mirë tani ta shfrytëzojmë momentin ku si në vend, ashtu edhe në rajon qarkullon lloji i omikronit që nuk është i rrezikshëm, që të mund fëmijët të fitojnë imunitetin që nuk e kanë.”,- theksoi epidemiologu, Sashko Ollumçev.

Sipas epidemiologut Ollumçev sistemi shëndetësor duhet të jetë i përgatitur për çdo situatë, ndërsa qytetarët për çdo ndryshim të lëkurës dhe temperaturës të paraqiten tek mjeku.