Universiteti më i ri shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup do të vazhdojë të rritet dhe të bëhet institucion i njohur i arsimit të lartë jo vetëm në vend por edhe më gjërë në rajon, në të cilën ka mbështetjen e nevojshme nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, veçanërisht në aspektin e kuadrove dhe mjetet për shkencën dhe kërkimin.

Ky është përfundimi nga takimi i sotëm i ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri me rektorin e UNT-së, prof. Dr. Izet Zeqiri dhe me disa anëtarë të tjerë me rektorët dhe përfaqësues të kuadrit mësimor dhe shkencor të këtij universiteti.

Shaqiri shprehu kënaqësinë me angazhimin e udhëheqësisë dhe të punësuarit në institucionin e arsimit të lartë, sepse për periudhën relative të shkurtër të themelimit, gjegjësisht për periudhën 5 vjeçare, mundësuan bazë të mirë për zhvillimin e mëtejshëm të universitetit ku aktualisht studiojnë rreth 3000 studentë. Ata, siç tha ministri, do të japin kontribut të rëndësishëm në përparimin e përgjithshëm të vendit.

Përfaqësuesit e universitetit theksuan se në kohë të sfidave të shumta, është shumë e rëndësishme që të vazhdojë mbështetja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për institucionet e arsimit të lartë, jo vetëm për shkak të tejkalimit të tyre, por edhe për arritjen e rezultateve pozitive që do të jenë mbi optimalen që nënkupton përparimin e institucioneve arsimore në rangjet e cilësisë.

Gjithashtu, siç thanë prioritet i UNT-së do të jetë forcimi i programeve të studimit dhe orientimi i tyre drejt sferave të reja inovative dhe kërkimore, si dhe shkëmbimi i studentëve dhe kuadrit akademik.