Sërish dyshohet për helmim të ujit të pijshëm në Deçan

Ka dy vite që Brahim Gervalla nga Duboviku i Deçanit nuk konsumon ujin që vjen nga ujësjellësi. Kjo për shkak të frikës se helmimet e korrikut të 2021 mund të rikthehen. Ky i fundit ka krijuar edhe rezerva duke treguar arsyet se pse nuk konsumon ujë nga burimi.


Tash e dy ditë në komunën e Deçanit janë ngritur sërish dyshime se në fshatrat Isniq, Dubovik, Prapaqan e Gramaqel janë paraqitur disa raste me simptoma të helmimit nga uji.

Mirëpo nga fshati Isniq tregojnë se nuk kanë dëgjuar se dikush nga vendbanimi i tyre ka pasur ndonjë rast të tillë.
E një mërgimtar nga Zvicra tregon mënyrën se si u informua për ketë gjendje.

Tashmë në secilin nga këto fshatra është marrë nga një mostër testimi për tu identifikuar nëse uji është i papijshëm.

Derisa në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan nuk është duke u trajtuar asnjë rast i helmimeve nga uji.

Ketë e ka konfirmuar edhe drejtori i kësaj QKMF’je.

Thirrje që të mos ketë panik ka bërë edhe drejtoresha e Shëndetësisë, Agnesa Vokshi, por megjithatë ka bërë të ditur se do të marrin masat e nevojshme për te parandaluar çdo përkeqësim të situatës.

T7 gjate ditës ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Hidrodrini por këta të fundit kanë qenë të pa qasshëm, ndërsa, IKSHPK nuk ka dhënë ende rezultatin e mostrave të marra.

Në korrikun e vitit 2021, në fshatrat e Deçanit, raportohej se nga uji i pijshëm ishin helmuar rreth 1500 persona.