Sanksione ndaj 41 mjeteve të transportit publik, 16 prej tyre janë me defekt në frena!

Nga Minitstria e Punëve të Brendshme raportojnë se në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore zyrtarët policorë kanë kryer kontroll të automjeteve që përdoren për transport publik të udhëtarëve, ku janë sanksionuar 41 automjete. Prej tyre, 16 për shkak të defektit të pajisjes ndaluese, 14 për shkak të defektit të pajisjes së drejtimit, si dhe llojeve të tjera të keqfunksionimeve.


Kontrollet policore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Andaj nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.