Sadiku, mposhtet në gjysmëfinale të botërorit të boksit

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të boksit për femra, pasi është mposhtur nga boksierja amerikane Shakiyla Rashida Ellis, pas 3 raundeve.

Deri në gjysmëfinale Sadiku arriti pasi fitoi tri luftëra shumë të vështira dhe kështu ia siguroi Kosovës medaljen e parë në këtë kategori për femra.

Ky është padyshim një sukses i jashtëzakonshëm për sportin e boksit kosovarë në botë.