Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu ka thënë se Kremlini do t’i përgjigjet zgjerimit lindor të NATO-s.

Ai ka thënë se vendi i tij planifikon të krijojë baza të reja ushtarake në perëndim të vendit.

“Rusia do të krijojë baza të reja ushtarake në perëndim të vendit për të kundërshtuar forcimin e NATO-s pranë kufijve të saj”, ka thënë Sergei Shoigu.

Finlanda dhe Suedia kanë paraqitur zyrtarisht aplikime për t’u bashkuar me NATO-n, një aleancë ushtarake e 30 vendeve perëndimore, gjë të cilën Rusia e ka kundërshtuar. Përveç Rusisë, anëtarësimin e këtyre dy vendeve në NATO e ka kundërshtuar edhe anëtari i aleancës, Turqia.