Rusia heq kufirin e moshës për shërbimin ushtarak

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që heq kufirin e moshës për rusët dhe të huajt për t’u bashkuar me ushtrinë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS. Duma e Shtetit të Rusisë miratoi projektligjin të mërkurën, shkruan CNN.

Më parë, shtetasit e moshës 18 deri në 40 vjeç dhe të huajt nga 18 deri në 30 vjeç mund të regjistroheshin në ushtrinë ruse. Ndryshimet u hartuan nga kreu i Komitetit të Mbrojtjes së Dumës Shtetërore, Andrei Kartapolov dhe zëvendësi i tij i parë, Andrei Krasov.

Sipas TASS, ata besojnë se heqja e një kufiri të sipërm të moshës do të tërheqë specialistë në fusha të tilla si mbështetja mjekësore, inxhinieria dhe komunikimi.

Gjithashtu në projektligj theksohet gjithashtu se përdorimi i armëve dhe pajisjeve ushtarake me precizion të lartë kërkon specialistë dhe ata e fitojnë përvojën nga mosha 40 deri në 45 vjeç. Ndryshimet në ligj vijnë në mes të viktimave të shumta ruse në Ukrainë.

/abcnews.al