Rama pas finales: Shqipëria la përshtypje në sytë e mbarë Evropës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar të gjithë ata që i dhanë jetë finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoord që u luajt mbrëmë në Tiranë.

Rama thotë se mbrëmë Shqipëria la përshtypje në sytë e mbarë Evropës, njofton Klankosova.tv.

“Mirëmëngjesi dhe me falënderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Evropës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se në finalen që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, skuadra italiane triumfoi me rezultat minimal 1-0.

Realizues i golit ishte Nicolo Zaniolo në minutën e 33-të.