Publikohet traileri i “Avatar: The Way of Water”

Të hënën (9 maj) u publikua traileri i parë për vazhdimin e shumëpritur “Avatar: The Way of Water”.


Pamja e shkurtër një minutë e gjysmë tregon spektaklin e mbushur me aksion, duke përfshirë malet ikonë lundrues dhe një kufi të ri për ekskluzivitetin e filmit: botën nënujore.

Avatari i parë doli në kinema në dhjetor 2009, duke revolucionarizuar shfaqjen e filmave 3D me përparimet e tij të fundit në teknologji.

Kate Winslet, Michelle Yeoh, Cliff Curtis, Edie Falco dhe Jemaine Clement, janë pjesë e kastit.

“Avatar” mbetet filmi me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, duke fituar më shumë se 2.8 miliardë dollarë në mbarë botën.

Disney, e cila bleu kompaninë e prodhimit të filmit origjinal , 20th Century Fox, ka vënë bast të madh për “Avatar” në vazhdim. Janë planifikuar edhe tre vazhdime për publikim pas premierës së “Way of Water”.