Policia jep detaje për aksidentin me vdekje në Kamenicë

Policia ka dhënë detaje për aksidentin fatal të ndodhur të hënën në Kamenicë.

Si pasojë e këtij aksidenti të nodhur mes një motoçiklete dhe një biçiklete me drejtues meshkuj kosovarë, lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili pasi është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ka ndërruar jetë.

“Ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimor”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.