Ukraina ka shfaqur raketat britanike Brimstone që përdoren në mbrojtjen e vendit kundër forcave pushtuese ruse të Vladimir Putin. Sipas mediave britanike, arma është përshtatur për t’u qëlluar nga automjete të vogla në fushën e betejës ukrainase në vend që të përdoret nga aeroplanët luftarakë apo dronët e anijeve.

Pamjet e shpërndara nga ushtria e Ukrainës treguan raketat duke u gjuajtur në objektiva. Pamjet dukej se ishin një përmbledhje e pamjeve testuese dhe pamjeve të fushëbetejës.

Ato thuhet se shfaqën momentet kur raketat fluturonin nëpër ajër me shpejtësi të madhe përpara se të përplaseshin në objektivat e tyre, duke shkaktuar shpërthimin. Një deklaratë të dielën nga ukrainasit është vlerësuar mbështetja nga aleatët e huaj të vendit, veçanërisht dërgimin e armëve dhe trajnimin pasues për përdorimin e pajisjeve të tilla.

Kjo, tha Ukraina, i vendos ata në rrugën e fitores kundër Rusisë.