Piktura, në shitje prej 200 mln dollarë

Piktura e famshme dedikuar ikonës Marilyn Monroe e Andy Warhol dhe një skelet dinozauri, do të jenë mes sendeve që pritet të dalin në ankand nga Shtëpia e Ankandeve “Christies” në Nju Jork. Piktura dedikuar ikonës së kinematografisë në vitet ’50-’60 pritet të thyejë çdo rekord dhe mund të arrijë në vlerën e 200 milionë Dollarëve.

Pjesë e ankandit do të jetë edhe skeleti i dinozaurit, i nxjerrë nga rrënojat e kanionit Wolf në Montana, 7 vite më parë. Skeleti i ka të 126 fosilet e kockave origjinale, përfshirë edhe thonjtë, që e bëjnë këtë grabitqar, kaq ikonik dhe të famshëm. Skeleti pritet të shitet nga 4-6 milionë dollarë.