Përkeqësohet gjendja e Musadik Pajazitit, dërgohet në spital

Njërit nga të dënuarit në rastin Lagja e Trimave, Musadik Pajazitit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në ditën e 15 të grevës së urisë. Burime jo zyrtare nga burgu hetues i Shutkës bëjnë të ditur se para pak minutave një ekip mjekësor e ka nxjerr Pajazitin nga burgu për ta dërguar në njërin nga spitalet në kryeqytet. 4 grevistët tjerë janë në gjendje stabile shëndetësore. Greva e tyre ka të bën me kërkesën për tu sistemuar në burgun ndëshkues të Idrizovës ku edhe i takojnë të drejtat për fundjavë jashtë burgut dhe vizita familjare./Alsat.mk