Sipas sqarimeve të Bullgarisë, ata duan ta imitojnë sjelljen e Greqisë drejt Maqedonisë së Veriut gjatë dekadave të fundit duke na vendosur parakushte për hyrje në Bashkimin Evropian, me qëllim që ta mbrojnë interesin kombëtar, tha presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Në një intervistë për Euronjuz, Pendarovski deklaroi se është e nevojshme që të flitet për argumentet e vërteta dhe kriteret të cilat shteti i përmbushi për hyrje në Union, e jo të diskutohet për shekullin 19 ose 20.

“Kërkesat bullgare janë shumë më kontroverse nga ato greke. Pse? Sepse grekët asnjëherë nuk e vendosën në pikëpyetje origjinën tonë etnike. Asnjëherë nuk thanë ‘nuk je maqedonas’. Në situatën me Greqinë, dhamë mundësi, nëse dëshironi të identifikoheni si maqedonas etnik, mund ta bëni këtë. Nëse disa persona në Greqi thonë se janë maqedonas, kanë të drejtë në atë. Bullgaria e konteston identitetin e maqedonasve dhe ky është problemi i madh”, tha presidenti Pendarovski.

Sipas tij, Bullgaria e shpreh pozicionin e shoqërisë bullgare, si rezultat i qëndrimit shumëvjeçar të politikanëve dhe historianëve bullgarë, që daton nga koha e komunizmit.

“Pas Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht në vitet 50-60 të shekullit të kaluar, njerëzit filluan të flasin për Maqedoninë si një komb imagjinar, një mrekulli e krijuar me dekretin e Titos. Kështu që unë me të vërtetë mendoj se politikanët bullgarë, si dhe qytetarët e thjeshtë, i shohin maqedonasit si bullgarë etnikë ose të paktën besojnë se kemi qenë të tillë deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Si dhe për gjuhën maqedonase, e cila është e njohur dhe e pranuar në mbarë botën, se ishte vetëm një dialekt i bullgarishtes, tha Stevo Pendarovski në një intervistë për Euronjuz.

Presidenti Pendarovski shton se tani për tani ai sheh një ndryshim të rëndësishëm në sjelljen e Bullgarisë. Pavarësisht të gjitha zhvillimeve në kontinentin evropian me pushtimin rus të Ukrainës dhe të gjitha motiveve gjeopolitike që vënë në pikëpyetje konceptin e Evropës së bashkuar, Pendarovski thekson se pozicioni bullgar është ende i vështirë dhe nuk janë vërejtur ndryshime të rëndësishme në në prag të vendimit të Brukselit, e presim deri në fund të qershorit.

“Por, nëse më pyesni mua, nëse pyesni për ndjenjën time të brendshme – në Maqedoninë e Veriut jam i njohur që politikan i cili e thot mendimin e tij. Nuk kam një qëndrim personal ose qëndrim tjetër zyrtar. Do t’i vlerësoj mundësitë tona për fillimin e bisedimeve, përfundimisht pas 17 viteve në të cilat jemi kandidat, prandaj më pak se 50 për qind”, përfundoi presidenti Pendarovski.

Në lidhje me përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Pendarovski tha se kjo është një nga punët e rralla të cilat i bashkon partia në pushtet dhe ajo opozitare.

“Kjo është një nga temat për të cilën janë unanime të gjitha partitë në parlament. Pse të mos përfshihen bullgarët në kushtetutën tonë. Por ne duam që kjo të lidhet me një afat, duam një garanci se kjo është kërkesa e fundit nga pala bullgare, për pakicën bullgare, bullgarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Përndryshe, çdo muaj apo çdo vit do të duhet të vazhdojmë t’i bindim qytetarët tanë që të ndryshojnë diçka, qoftë Kushtetuta, ligjet apo diçka tjetër. Ne mund ta bëjmë këtë, por ku është garancia se kjo është kërkesa e fundit bullgare për këtë temë”, tha kreu i shtetit.

I pyetur për ndarjen e Shqipërisë për fillimin e bisedimeve me BE-në, Pendarovski theksoi se nëse Tirana i përmbush të gjitha parakushtet, ndërsa në ndërkohë ende nuk ka dritë të gjelbër nga Bullgaria, është plotësisht normale që të vihet në vend të parë interesi i qytetarëve të saj.