Dogana e Kosovës ka njoftuar se është prandaluar kontrabandimi i 33 telefonave.

”Njësitet Antikontrabandë të Doganës gjatë kontrolleve në pikëkalimin kufitar të Aeroportit kanë zbuluar një tentim kontrabandimi të telefonave, ku në këtë rast është arritur të identifikohet dhe parandalohet kontrabandimi i 33 telefonave / Smart Phone”, thuhet në njoftim.

Malli është sekuestruar dhe lënda ështe referuar në procedurë kundërvajtëse./21Media