Kampionët e futbollit në Maqedoninë e Veriut, FC Shkupi nesër me fillim nga ora 17:00 do të festojnë titullin në stadiumin e Çairit. Pas organizimit në stadium, festa do të vazhdojë në sheshin Skëndërbeu me koncert me fillim nga ora 20:00, ku do të performojnë shumë artistë, në mesin e të cilëve dhe Ledri Vula.