Pamjet shokuese nga tërmeti në Peru lëkundjet rrëzojnë njerëzit në tokë (VIDEO)

Një tërmet me magnitudë 7.2 goditi një rajon të largët të Perusë jugore të enjten, duke bërë që njerëz të frikësuar të vrapojnë në rrugët në Bolivinë e afërt, megjithëse nuk u raportua për dëme apo lëndime.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti ishte me qendër 13 kilometra në perëndim-veriperëndim të Azangaro-s, por ishte mjaft i thellë – 218 kilometra nën sipërfaqe.

Tërmeti lëkundi disa ndërtesa në La Paz, kryeqyteti i Bolivisë fqinje, ku njerëzit dolën në rrugë.

Tërmeti u ndje gjithashtu në qytetet peruane si Arequipa, Tacna dhe Cusco, si dhe në Kilin verior, por autoritetet lokale dhe stacionet radiofonike nuk kishin raporte për dëme apo viktima.

Disa pamje të cilët qarkulluan me të madhe në rrjetet sociale treguan momentin tronditës kur lëkundjet shkundën e rrëzuan banorët në rrugë.

Nuk e bë e qartë se në cilën zonë u xhiruan pamjet.