Abcnews.al sjell pamjet e autobusit të shkrumbuar mëngjesin e sotëm në Noveselë. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë-Fier, ku autobusi ka marrë flakë në lëvizje.

Gjatë lëvizjes janë dëgjuar shpërthime dhe kjo ka bërë që punonjësit të zbresin në tokë në mes të rrugës, duke shpëtuar pa lëndine.

Nga pamjet e siguruara shihet se autobusi është djegur plotësisht, ndërsa punonjësit e fasonerisë duket se kanë shpëtuar pa lëndime.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/abcnews.al