Osmani pret sot Gjukanoviqin – presidentin e Malit të Zi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret sot për vizitë zyrtare presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.


Gjukanoviqi do të pritet me ceremoni shtetërore duke filluar nga ora 10:00 në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Të dy presidentët fillimisht do të zhvillojnë një takim e më pas do të dalin në konferencë për media, njofton Klankosova.tv.