Nuk luajti/ Marash Kumbulla valëvit flamurin kuq e zi në fushë në fund të ndeshjes

Mbrojtësi shqiptar i skuadrës së Romës, Marash Kumbulla Nuk luajti, por ai ka valëvitur flamurin kuq e zi pas përfundimit të ndeshjes Roma Feynord ku italianët fituan me rezultatin minimal 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga Zaniolo në minutën 32.


Kumbulla priste të luante, üpor trajneri Murinjo ishte i interesuar më shumë për fitoren dhe ndoqi strategjinë e tij pasi deri në sekondat e fundit ndeshja ishte 1 me 0 e mund të ndodhte gjithçka. Gjithsesi futbollisti shqiptar ngriti trofeun bashkë me të tjerët e trofeu më i rëndësishëm ishte flamuri kuq e zi.