Një person nga Bogovina sulmohet fizikisht

Mbrëmë (26-maj) në ora 04:30, personi H.A. (32)
nga Bogovina e Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar
se në lokalin e tij në Sedllarc e Eperme e Tetovës,
gjysmë ore më herët kishte qenë i sulmuar fizikisht
nga dy persona. Sipas denoncimit, njëri nga
personat gjatë përleshjes mes tyre, me një mjet të
mprehtë e kishte plagosur në krah. Po merren masa
për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS