Nga e shtuna, mot dukshëm më i ngrohtë në Maqedoninë e Veriut! Temperaturat mbi 30 gradë Celsius

Moti sot është me diell me erë të dobët mesatare nga drejtimi verior me temperaturë maksimale prej 19 deri në 27 gradë. Në Shkup temperatura do të arrijë 24 gradë.


DPHM kumtoi se vijoj periudhë e motit jostabil. Nesër ende do të jenë temperaturat e ulëta në mëngjes, por ato të ditës nga e shtuna do të jenë dukshëm më të larta dhe në shumë vende do të tejkalojnë 30 gradë.

Paraqitje lokale të motit jostabil të përcjell me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar dhe paraqitje të bubullimave do të ketë të dielën.