Nesër përurohet rruga “Ukshin Hoti” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, i pranishëm Ali Ahmeti

Nesër (më datë 19 maj) në ora 11:00, do të bëhet përurimi i rrugës “Ukshin Hoti”(ish-“Llazar Tanev”) në Çarshinë e Vjetër të Shkupit (në afërsi të Shtëpisë së Zejtarëve). Në këtë ngjarje do të jetë i pranishëm edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.


Ndërsa pas përurimit, në këtë rrugë do të organizohet edhe ekspozita kushtuar veprimtarisë së Ukshin Hotit me titull “Bëje ose vdis”.