Në Sanakos të Gostivarit therren me thika dy të mitur

Më datë 18.05.2022 në ora 15.00 në SPB Tetovë është raportuar se në Senokos të Gostivarit, një i mituri nga ky fshati ka lënduar me mjet të mprehtë një të mitur tjetër nga i njëjti fshat. I lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, ndërsa më pas në Stacionin Policor, prindi e ka sjellë djalin e tij i cili ka kryer sulmin. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë një parashtresë përkatëse.