Në Qendrën e Policisë “Gjorçe Petrov”, në kazermën “Ilinden” dhe në Ambasadën e SHBA-së është realizuar stërvitja operativo-taktike nga ana e MPB-së, në koordinim me Ambasadën amerikane dhe me pjesëmarrje të Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, Ambasadores së SHBA-së, Kejt Meri Bërns, Ministres së Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska.

Stërvitja operativo-taktike e realizuar në Qendrën policore, kurse pjesa e dytë në Ambasadën amerikane, kishte për qëllim Rendin dhe qetësinë publike – demostrata të dhunshme, kurse Ambasadorja amerikane Kejt Meri Bërns ka marrë pjesë aktive në pjesën praktike të stërvitjes që ishte realizuar në disa faza përmes aksionit të koordinuar të personelit përgjegjës për sigurimin e ambasadës she SHBA-së dhe Njësive Speciale antiterroriste “Tigrat” dhe disa njësive tjera pranë MPB-së.

Stërvitja kishte të bënte me sulmin e karvaneve, demostrata të dhunshme, situata të jashtëzakonshme, bastisje dhe kontroll I hapësirës së ambasadës, evakuimi I ambasadorit dhe personelit, dhe dhënia e ndihmës së parë.

Një pjesë e kësaj stërvitjeje është mbajtur edhe në Kazermën “Ilinden”.