Mourinho shpërthen në lot pas fitores në finale, portugezi zbulon të ardhmen e tij

Roma triumfoi sonte në finalen e parë dhe historike në Ligën e Konferencës.


Në “Air Albania Stadium”, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e mposhti Feyenoordin me rezultatin 1:0.

Fati i kësaj finale u vendos në pjesën e parë, kur skuadra italiane kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.

Jose Morinho është shfaqur i emocionuar pas ndeshjes, teksa shpërtheu edhe në lot.

“Jam shumë i emocionuar, ka shumë gjëra tani në kokën time”, tha fillimisht portugezi.

Tutje, Mourinho zbuloi se do të mbetet te Roma edhe për sezonin e ardhshëm.

“Do të refuzoj çdo propozim. Do të qëndroj këtu te Roma edhe nëse ka zëra. Ne bëmë histori sonte. Nuk kam asnjë dyshim, do të vazhdojë si trajner i Romës”, deklaroi 59-vjeçari.