Moti sot me diell

Me diell dhe erë të dobët veriore, kështu do të mbaj moti gjatë ditës së sotme në Maqedoninë e Veriut.


Për shkak të kthjellimit, temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta të enjten dhe të premten, me rritje graduale gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej 2 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 19 deri në 26 gradë.

UV indeksi do të jetë = 7.

Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe me erë të dobët.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.