Momenti kur dikush gënjeu tifozët e Liverpool dhe ata filluan të festojnë “barazimin” e Cityt

Manchester City është shpallur kampion i Premierligës për sezonin 2021/22.


“Citizens” fituan ndeshjen e fundit të edicionit ndaj Aston Villas me rezultat 3:2 edhe pse ishin në disavantazh prej dy golave, duke e rrezikuar titullin.

Në anën tjetër, fitore shënoi edhe Liverpooli, por ishte e pamjaftueshme.

Në momentin kur Salah shënoi për 2:1, dikush nga tifozët i mashtroi se Aston Villa e ka barazuar në 3:3 rezultatin ndaj Manchester Cityt.
Në ato momente, filloi festa e madhe në tribuna, vetëm për ta kuptuar më pas se kishte qenë vetëm një mashtrim.