Ministri i Drejtësisë pret në Kuvend mbështetje për zgjidhjet e propozuara të cilët janë me interes publik

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski pret në Kuvend mbështetje të zgjidhjeve të propozuara ligjore të cilët janë në interes publik, siç janë Ligji për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje dhe Ligjit për gjyqtarë dhe prokurorë publikë.

Lidhur me ligjet e bllokuara në Kuvend dhe bllokimin nga opozita, Tupançevski në emisionin “Top tema”, sonte tha sa qëndrimi i opozitës ka qenë se do t’i mbështesë ligjet të cilat janë me interes të përgjithshëm dhe se prandaj pret që deputetët të tregojnë pjekuri në këtë drejtim.

“Merrni ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje. Mendoj se se ky është një ligj me interes publik. Nuk shoh se dikush mund të përfitojë politikisht. Më tej, Ligji për Akademinë për e Gjyqtarë dhe Prokurorë. Po, ka disa gjëra që duhet të korrigjohen, por edhe ky është një ligj që duhet të jetë mbi situatën”, deklaroi Tupançevski.

Tupançevski theksoi se Ministria e Drejtësisë e ka bërë atë që duhej të bëhet dhe pjesa më e madhe e ligjeve janë në procedurë kuvendore.

Lidhur me Kodin e ri Zgjedhor, Tupançevski tha se ai duhet të miratohet në mënyrë konsensuale dhe të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve.

“Në grupin e punës do të përfshihen të gjithë faktorët, nga sektori joqeveritar, partitë politike, organizatat ndërkombëtare…ashtu që, gjithçka që mendojmë se duhet të jetë pjesë, do të përfshihet në grupin e punës. Ideja është që grupin e punës ta udhëheqë një profesionist dhe të ketë një ekspert nga jashtë, që do t’i ndihmojë”, deklaroi Tupançevski.

Grupi i punës, sipas ministrit Tupançevski, do të duhet të japë propozim zgjidhje që do të përfshijë tre çështje kyçe – së pari rreth numrit të njësive zgjedhore, nëse do të jetë një apo më shumë, pastaj rreth pragut zgjedhor, nëse duhet të ketë dhe sa të jetë dhe nëse listat duhet të jenë të hapura ose të mbyllura.