Mickoski duke folur për Xhaferin me audio incizimin që doli dje në rrjetet sociale, tha se turpërohet që njeh dhe se një person i tillë ka probleme me sistemin nervor. Ai tha se ka institucione të veçanta që kujdesen për këto probleme dhe se Xhaferi bën mirë të shkoj të kontrollohet.

“Epo, më vjen turp që e njoh atë njeri që ta them hapur kështu, më vjen turp që kështu më bëri jeta ta takoj atë burrë dhe vërtet nuk arrij ta kuptoj se çfarë e mban Kovaçevskin në vesh të shurdhër dhe sy qorr. Duhet të heshtë për atë që ka kapur dhe të durojë këtë turp dhe këtë poshtërim, si personalisht ashtu edhe qytetarët. Sepse fyen nënën e punonjësve që mund të jenë maqedonas që janë shqiptarë, turq, serbë, vllehë, boshnjakë, nuk ka rëndësi, ai kështu shan nënën“, tha Mickoski.