Mickoski: Kovaçevski i robëruar! Bën tifo me Ahmetin dhe Xhaferin në Çair

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot tha se nuk do të kërkojnë interpelancë ndaj Talat Xhaferit, pasi siç tha “kryeministri Kovaçevski ëshë robëruar”, përcjell TV21. Mickoski e përmendi ngjarjen e djeshme, ku Kovaçevski ishte prezent gjatë festës së FC Shkupit bashkë me Ahmetin dhe Xhaferin.

“Nëse Kovaçevski e sulmon Talat Xhaferin, do të bie Qeveria. Dje e pamë atje në një stadium në Çair si bën tifo në mesin e Ali Ahmetit dhe Talat Xhaferit, të ulur. Kjo mjaftueshëm tregon në çfarë roli është ai njeri dhe pse ne themi që është robëruar”, tha Mickoski.