Me origjinë arbëreshe, kush është Albanese, kryeministri i ri i Australisë?

Pas përfundimit të votimit, Anthony Albanase është shpallur kryeministri i ri i Australisë.


Albenese është kështu kryeministri i parë i këtij vendi me orgijonë jo anglo-kelte, gjithashtu qeveria e re është e para qeveri laburiste në dekadën e fundit.

Origjina arbëreshe

59-vjeçari me nofkën “Albo” është rritur në banesa sociale nga një nënë beqare me pension invaliditeti. Ai shpesh e ka përmendur edukimin e tij si bazë për ecurinë e tij drejt politikës. Z. Albanese besonte se babai i tij kishte vdekur para se ai të lindte, por si adoleshent mësoi se nëna e tij në fakt kishte mbetur shtatzënë nga një burrë i martuar, i cili me shumë mundësi ishte ende gjallë, ndërsa udhëtonte në Evropë.

Tre dekada më vonë, ai gjeti Carlo Albanese, duke fluturuar për në Itali për ta takuar atë dhe gjysmëvëllezërit e tij. Thuhet se ai ka origjinë arbëreshe. Z. Albanese tha se nëna e tij, Maryanne Ellery, ishte e vendosur se ai kishte mundësi që ajo kurrë nuk i kishte. Me mbështetjen e saj, ai u bë i pari në familjen e tij që mbaroi shkollën dhe shkoi në universitet.

Ai ka thënë se krijimi i një bote më të mirë për djalin e tij, Nathan, është frymëzimi pas jetës së tij publike. Z. Albanese u nda nga gruaja e tij prej 19 vitesh në vitin 2019, ndërsa partnerja e re Jodie Haydon iu bashkua në gjurmët e fushatës.