Mbledhje urgjente e OBSH-së! Lija e majmunëve përhapet në shumë vende të Evropës

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të zhvillojë një mbledhje urgjente këtë të premte, pasi janë regjistruar mbi 100 raste të lisë së majmunëve në Europë.


Deri më tani, rastet janë konfirmuar në pesë shtete europiane, Mbretëri e Bashkuar, Spanjë, Portugali, Gjermani, Itali si dhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi.

Lija e majmunëve është shumë e ngjashme me linë e zakonshme dhe është më pak e transmetueshme teska kryesisht është e përhapur në Afrikën perëndimore, shkruan Reuters.

Sëmundja zakonisht zgjat dy deri në katër javë dhe simptomat mund të shfaqen diku nga pesë deri në 21 ditë pas infektimit.

Shkencëtarët nuk parashikojnë që kjo sëmundje të marrë përmasat e një pandemie si COVID-19, duke qenë se virusi nuk përhapet aq lehtë sa SARS-COV-2.

Rasti i parë i lisë së majmunëve në Europë u konfirmua më 7 maj, te një individ i kthyer në Angli nga Nigeria.