Marrdhëniet Maqedoni-Serbi-Shqipëri asnjëherë nuk kanë qenë më të mira, thotë Vuçiq

Jemi të kënaqur me atë që e kemi. Marrëdhëniet mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë asnjëherë nuk kanë qenë më të mira, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiq në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, duke folur për iniciativën “Ballkani i Hapur”, informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.


“Njerëzit mendojnë se duhet të përjashtojmë dikë që ta arsyetojmë ekzistimin tonë. Nuk e kemi patjetër. I kemi ftuar të gjithë. Jemi të lumtur me atë që e kemi, do të donim të kemi më shumë, por jemi të kënaqur. Kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë”, deklaroi presidenti serb për TV Pink nga Davosi.

Sipas Vuçiqit, kush dëshiron bashkëpunim është i mirëseardhur në iniciativë.

“Keni rënie të madhe të popullaritetit të BE-së jo vetëm në Serbi, por edhe në Maqedoninë e Veriut. Keni kancelare, duhet të pyetemi si do të votonte sot populli. Duhet të ndjejnë faj edhe disa vende anëtare, e jo vetëm ne”, deklaroi Vuçiq.

Ai porositi se nuk mundet që në çdo kohë të kërkohet nga ndonjë vend që ta ndryshojnë politikën e tij, siç dikush do të mendojë se duhet të ndryshojë.

“Serbia është në rrugën evropiane, kjo është e vetmja politikë që ka Serbia, por mos dëgjoni që në vend të asaj që keni bërë për ne, të dëgjojmë se duhet të vendosim sanksione. Serbët dhe qytetarët e Serbisë kujtojnë atë që ndodhi më shumë se 20 vjet më parë. Ju nuk mund të pretendoni se gjithçka është njësoj. Duhet të përpiqesh të kuptosh, të dëgjosh. Ne e dimë që ka kaluar, por të paktën na dëgjoni, dëgjoni gjendjen tonë. Mos na përsëritni çdo ditë atë që doni nga ne. Ne kemi njerëzit tanë” shtoi Vuçiq.

Në margjinat e Forumit Botëror Ekonomik në Davos, Vuçiq sot ka biseduar edhe me kryeministrin malazez Dritan Abazoviq, të cilin e ka ftuar që të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në Ohër.