Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane Bojan Mariçiq theksoi se ka potencial dhe vullnet tek partnerët evropian për nxitje dhe inkurajim në zhbllokimin e procesit të zgjerimit të procesit të zgjerimit, sepse edhe është reale të presim rezultate pozitive në negoxiatat me Bullgarinë.

“Ka ardhur koha për lidership nga ana e Evropës, bëse e shikon Ballkanin perëndimor si pjesë të BE-së. Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i fillojë negociatatm por nëse kjo do të ndodhë, varet nga pozicioni i Bullgarisë, por edhe se çfarë ambienti do të krijohet në BE. Në kontekst të luftës në Ukrainë dhe të gjithë krizat që na kanë ndodhur, mendoj se është momenti i duhur që gjatë presidencës franceze të aktivizohet politika e zgjerimit”, tha Mariçiq në intervistë për Televizionin Sitel.

Për propozimin e presidentit francez Makron, Mariçiq theksoi se ne që moti i kemi përmbushur kriteret për fillim të negociatave inkuadruese dhe se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë të qartë për anëtarësim në BE.

“Ideja e presidentit Makron është më shumë si një mesazh i Bashkimit Evropian ndaj shteteve të cilat ende nuk janë kandidatë ose ende nuk kanë hyrë në rrethin e BE-së. Unë mendoj se ky mesazh është para së gjithash ndaj Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë, sepse këto shtete ende nuk kanë kornizë të statusit kandidat ose të anëtarësimit”, potencoi Mariçiq.

Mariçiq për iniciativën “Ballkani i Hapur” theksoi se sjellë përfitime për qytetarët, pa u bërë kornizë e madhe politike rreth procesit, duke shtuar se është e rëndësishme që qytetarët të munden lehtë t’i kalojnë kufijtë, pa pasur ngecje, lejet e punës të vlejnë kudo, të mund të shfrytëzohet ndihmë mjekësore në të gjithë shtetet.

“Idea politike për ‘Ballkanin e Hapur’ është që të zbatohen punë praktike të cilët këtë rajon do ta hapin për investime më të mëdha nga vendet-anëtare të BE-së dhe SHBA-së. Ta lehtësojnë jetën e qytetarëve përmes implementimit të katër lirive të BE-së”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq.