Bashkimi Evropian nuk guxon të harrojë Ballkani Perëndimor për shkak të krizës në Ukrainë, përkundrazi duhet të mbetet e fokusuar në rajonin, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në fjalimin në mbledhjen ndërkombëtare “Biseda ekonomike strategjike”, i organizuar nga Shoqata për zhvillim të rrjetit biznesor të Evropës Juglindore.

“Maqedonia e Veriut, si dhe Shqipëria duhet të fillojnë negociata për anëtarësim në BE, po gjithashtu është e rëndësishme edhe Ukrainë, Gjeorgjia dhe Moldavia që të kenë perspektiva evropiane”, tha Mariçiq, duke shtuar se Bashkimi Evropian është projekt i tregtisë së lirë, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe progresi ekonomik dhe se 80 vite më vonë ajo është përgjigje më mirë dhe se për këtë duhet të jemi anëtare të BE-së.

Mariçiq, së bashku me ish presidentit kroat Ivo Josipoviq, ish raportuesi i BE-së për Kosovën dhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkësisë Ndërkombëtare të Bosnjës dhe Hercegovinës, Vollfgang Petriç dhe deputetit austriak nga radhët e partisë në pushtet Partia Popullore, Martin Engelberg, mori pjesë në panelin “Procesi për qasje në BE dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së ndryshimeve të rëndësishme në Evropë”, në të cilin kërkoi nga vendet e BE-së t’i përkushtojnë kujdes më të madh në Ballkanit Perëndimor, që me hapa konkret ka dhënë rezultate pozitive, sepse në të kundërtën po vendoset në pikëpyetje kredibiliteti i BE-së nga vendet e rajonit dhe minohet besimi i qytetarëve në BE.

“Në rajon është zvogëluar popullariteti i “markës” së quajtur Bashkimi Evropian, për atë në këtë moment më e nevojshme është të demonstrohet lidership për të mbrojtur imazhin e saj, sepse ata që janë kundër, po përpiqen ta tregojnë BE-në si të dështuar”, tha Mariçiq.