Ngjarje e pabesueshme është regjistruar në një restorant në Kinë, ku një bretkosë nuk është gatuar mirë, siç duket, dhe ka ikur nga pjata.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qytetin Chengdu, teksa bretkosa pa kokë është hedhur nga pjata në të cilën ishte servirur dhe është larguar.

Pjata e porositur nga klienti kishte një bretkosë me djegës dhe speca. Bretkosës iu pre koka dhe u gatua, ose kështu u mendua derisa ajo të arratisej.

Ndërsa pjata ishte në tavolinë, bretkosa filloi të lëvizte papritur dhe pak sekonda më vonë filloi arratisja e madhe.

Videoja u ngarkua në Douyin, TikTok kinez dhe brenda pak minutash sigurisht u bë virale, ndërsa në shumë prej komenteve theksuan se do të bëheshin vegan. /abcnews.al