Kovaçevski – Petroviq: Rajoni i avancon marrëdhëniet, BE-ja e ka radhën

Eurointegrimet e shteteve nga rajoni janë me rëndësi gjeopolitike edhe për Evropën, e cila duhet t’i valorizojë politikat efikase të jashtme , të vendosura në linjën e politikave të BE-së dhe qëndrimin në anën e drejtë lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës, vlerësuan në takimin e sotëm kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ambasadorja e Republikës së Malit të Zi në vend, Marija Petroviq.


Kovaçevski dhe Petroviq konstatuan se zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore është me rëndësi të madhe për përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve nga shtetet në rajon, si dhe për zhvillimin e ekonomive konkurruese drejt Evropës.

Në mbledhjen, siç informoi pres shërbimi i Qeverisë, janë konfirmuar marrëdhëniet e mira tradicionale, mes dy shteteve, nuk ka çështje të hapura politike dhe është shprehur përcaktimi për avancimin e bashkëpunimit. U bisedua edhe për mundësitë për mbajtjen e seancës së përbashkët me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, me fokus drejt projekteve infrastrukturore, të rëndësishme për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve mes dy shteteve, të cilët si partnerë bashkëpunojnë në sferën e mbrojtjes, si anëtarë të NATO-s.

Kryeministri Kovaçevski u falënderua për përkrahjen nga Mali i Zi për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Ai potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, përmes dialogut parimor i zhvillon marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe se shteti edhe më tej mbetet i fokusuar në politikat e bazuara në respektimin e ndërsjellë. Në atë kontekst u përmend akti i djeshëm historik i njohjes së autoqefalisë së KOM-AO nga ana e KOS-it, me çka më nuk ka çështje të hapura edhe mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Në takimin u vlerësua se dialogu strategjik i Maqedonisë së Veriut me SHBA-në sjell përfitime në planin ekonomik dhe arsimor.