Kosova emëroi ambasadorin e ri në Shkup

Florian Qehaja është ambasador i ri i Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Ai e ka pranuar detyrën pas një ceremonie zyrtare, ku ajo i është dorëzuar nga Prindon Sadriu, i cili ka qenë i ngarkuar me punë në këtë ambasadë.

“Në prani të diplomatëve të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, po ashtu edhe të Konsullatës të Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë, si dhe përfaqësuesit të Republikës së Kosovës në MARRI është pritur Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Florian Qehaja, i cili zyrtarisht mori detyrën nga z. Sadriu”, thuhet në njoftim.

“Ambasadori Qehaja falënderoi z. Prindon Sadriu si dhe diplomatët tjerë për pritjen e ngrohtë, gjithashtu u zotua për bashkëpunim të mirëfilltë, duke vlerësuar lartë angazhimet në interes të Republikës së Kosovë”.