Me qindra e mijëra komentues, kanë vërshuar rrjetet sociale për takimit sekret midis Hristijan Mickovskit, Bilall Kasamit dhe Fatmir Limanit në Kodrën e Diellit në Tetovë.

Qytetarët shprehen të dëshpëruar ndaj gënjeshtrave të Besës së Kasamit dhe deklaratave të tij publike që asnjëherë nuk do të bashkëpunojë me VMRO DPMNE-në.

Gjithashtu qytetarët e ndërlidhin këtë bashkëpunim me agjendën ruse për destabilizim të vendit dhe të rajonit nëpërmjet bllokadës së institucioneve dhe krijimit të krizës artificiale.

Ishte një fotografi që zbuloi gjithçka mes veprimeve koordinuese Vmro-Besa.Aty shihen kreu i opozitares VMRO, Hristian Mickoski i shoqëruar nga Bilall Kasami, në krah të cilit qëndronte Fatmir Limani.

 

Takimi i treshes është zhvilluar në Kodrën e Diellit. Burimet tona thonë se i njëjti ka qenë takim sekret për të cilin opinion i nuk duhej ta dinte.Tetovasot