Kasami si Zaevi kundër shqiptarëve, dëshiron BDI-në në opozitë

Koment : TetovaSot


Ju kujtohet Zaev në zgjedhjet e fundit Parlamentare kur propagandonte kundër BDI-së ?! Pastaj në përfundim të tyre kur matematikat nuk i dilnin ai u zbraps. Prej atij momenti më ai kurrë nuk e morri veten. Sot ai nuk është më kryeministër si shumë të tjerë që i rrënoi keqas rruga e vështirë e politikës.

Në politikë ka një mallkim në dukje por i padukshëm në të vërtetë.
Nëse tenton të heqësh më të fortin, atëherë do biesh vetë në grackë.
Nëse qëndron në politikë ta mundësh ferr dikë, është krejtësisht normale sepse pushtetet nuk janë të përjetshme,  por kur tenton me kurthe, shantazhe dhe qëllime të errëta ta largosh forcën që e voton një popull i tërrë, atëherë je i destinuar ta pësosh politikisht. Prandaj sot kemi grimca partishë në hartën politike shqiptare përballë BDI-së së dy decenie i mund kaq keq sa ua ka humbur torruan.
E provoi Gruevski ai s’është më. E vazhdoi Zaev në zgjedhjet e fundit Parlamentare pastaj iu lut si një fëmijë për ta formuar qeverinë dhe për tia shpëtuar atë më vonë.  Në të njëjtën linjë ditëve të fundit shkon edhe Mickovski që bën thirrje nacionaliste ti bëjë 61 deputetë që ti bëjë shqiptarët minoritet me parti të vogla që do ti ketë formalisht në qeverinë e ardhshme të mundshme me të vetmin qëllim që ta heq forcën e vërtetë dhe reale te shqiptarët që quhet BDI.
Dhe kjo histori anti BDI nuk u ndal me kaq. Tani në një ditë me shi në Bulevardin Bllagoja Toska, del Bilall Kasami kërkon të njëjtën gjë,  pra për ta rrëzuar BDI-në.

Ali Ahmeti moti ua ka dhënë idenë e bashkimit por ata vazhdojnë të luftojnë për të dytin se i pari dihet. Ali Ahmetin një ditë ka vetëm një forcë që mund ta rrëzojë dhe ajo është forca e popullit. Por ajo ditë është akoma e largët. BDI-në nuk mund ta rrëzojë dëshira e Mickovskit, Zaevit ose Kasamit.

Ata vetëm mund të treten politikisht dhe më pas të qëndrojnë në dritare duke pritur një lajm nga Recica e Vogël një vend mbase i vogël për nga gjeografia, por i madh për nga pesha politike, për nga pesha partiake dhe ajo kombëtare.
Ali Ahmeti dhe BDI përcaktojnë qeverinë e cilësdo parti.

Tjerat janë tentativa të dështuara dhe ëndrra për pushtet që lindin në mëngjes dhe shuhen në mbrëmje.