Kapet me armë, arrestohet 20 vjeçari nga Shkupi

Me datë 20.05.2022 rreth orës 19.15 para një kazinoje në sheshin Maqedonia në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë arrestuar AI (20) nga fshati Batincë, Shkup. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “ZORAKI M 906 T” dhe një kornizë me gjashtë fishekë të kalibrit 7.65 mm, transmeton KlanMacedonia.

Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës, thuhet në kumtesën e MPB-së.