Kamberi: Tërnoci nuk njeh dorëzim

Prijësi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, ka thënë se Tërrnoci nuk njeh dorëzim, duke shtuar se Lugina nuk i nënshtrohet SPS të Ivica Daçiqit dhe partnerëve të tij.


“Vullneti i shqiptarëve do të fitojë edhe herën e tretë. Pjesëmarrja në zgjedhjet e imponuara është vendim nga takimi me strukturat e PVD-së dhe konkluzion nga takimi me partnerët e Koalicionit të Shqiptarëve”.

“Ne vazhdojmë betejën për përfaqësim dinjitoz parlamentar. Objektiv që do ta arrijmë edhe përkundër kundërshtimeve institucionale”, ka shkruar Kamberi në rrjetin social Facebook, transmeton KlanKosova.tv.