Përfundon gjithçka në sezonin e Juventusit dhe Lazios në mbrëmjen e lamtumirës së Giorgio Chiellinit pas një jete me fanellën bardhezi dhe lamtumirës së Paulo Dybalas.

2-2 mbyllet ndeshja e fundit e javës së 37 të Serie A ku Lazio siguroi matematikisht vendin e pestë dhe njëkohësisht kualifikimin në Europa League sezonin e ardhshëm, ndërsa Juventusi bëri detyrën duke zhvilluar një ndeshje ku kaloi fillimisht në avantazh të dy golave dhe më pas u tërhoq duke lëshuar terren që e shfrytëzoi skuadra e Sarrit e cila barazoi dhe në këtë mënyrë krijoi distancën e sigurisë nga Roma, Fiorentina dhe Atalanta.

 

Në fund të ndeshjes, Juventus organizoi një ceremoni të veçantë lamtumire për qëndërmbrojtësin me 17 vite, 560 ndeshje, 36 gola, 9 kampionate të fituar, 5 Superkupa dhe 5 Kupa Italie.