Interi mban gjallë shpresat për titull, fiton në udhëtim te Cagliari

Interi ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi, duke mbajtur kështu gjallë ende shpresat për mbrojtje të titullit në Serie A.

Në ndeshjen e javës së 37-të dhe të parafundit, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi shënoi fitore në udhëtim te Cagliari.
\
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Unipol Domus” përfundoi me rezultatin 1:3, shkruan Gazeta Express.
Lautaro Martinez shkëlqeu në fitoren e “Nerazzurrëve”, duke shënuar dy gola në minutat 51 dhe 84. Goli tjetër u shënua nga Matteo Darmian në minutën e 25-të.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Charalampos Lykogiannis në minutën e 54-të.

Interi pas kësaj fitore ka 81 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me dy pikë më pak se lideri, Milani.

Kësisoj, skuadra kampione për këtë sezon do të vendoset në javën e 38-të dhe të fundit.

Cagliari ndodhet në pozitën e 18-të me 29 pikë.